Nuk mjaftojnë më punëtorët nga vendet e treta. Tashmë, Shqipëria po përgatitet të presë edhe studentë nga Bangladeshi, Filipinet, Pakistani dhe vende të tjera të largëta. Lajmi vjen nga Gjirokastra, ku rektori i Universitetit “Eqrem Çabej”, Jaho Canaj, bën të ditur se kërkesat e studentëve të huaj për të studiuar në Shqipëri janë në rritje.