Rritja e vazhdueshme e çmimeve të banesave ka detyruar qeverinë të rishikojë ligjin për strehimin social. Në relacionin që shoqëron projektligjin pranohet se kriteret aktuale ekonomike nuk pasqyrojnë më realitetin e tregut dhe po lënë jashtë skemave të mbështetjes shumë familje që edhe pse nuk konsiderohen në nevojë ekstrem nuk kanë mundësi të blejnë një banesë.