Përshkallëzimi i tensioneve mes Kosovës e Serbisë ka qenë në fokusin e takimit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz. “Angazhimi i NATO-s ndaj mandatit të OKB-së është i pathyeshëm”, tha shefi i aleancës më të madhe ushtarake të globit.