Kryeministri britanik Keir Starmer u ka thënë ministrave të kabinetit se do të vazhdojë të drejtojë qeverinë, pavarësisht thirrjeve në rritje për dorëheqjen e tij pas rezultateve të fundit në zgjedhjet lokale. Sipas mediave britanike, Starmer ka pranuar se 48 orët e fundit kanë qenë “destabilizuese” për qeverinë dhe kanë krijuar kosto ekonomike për vendin dhe familjet britanike. Megjithatë, ai ka theksuar se procesi i brendshëm i Partisë Laburiste për sfidimin e liderit nuk është aktivizuar.