Top Channel/ Stalla ndot ujin në Libohovë. Një lagje kundër fermës me 50 lopë: Marrim ujë 10 km larg
27/09/2026 19:57

Një lagje e tërë në pjesën malore të Libohovës po përballet me një situatë shqetësuese. Dhjetëra familje në lagjen “Hoxhallarë” denoncojnë praninë e një stalle me rreth 50 lopë, e vendosur pranë banesave. Banorët thonë se mbetjet organike të kafshëve derdhen në terren dhe, sipas tyre, arrijnë deri te burimi i ujit të lagjes. Për këtë arsye, ata janë detyruar të sigurojnë ujë rreth 10 kilometra larg banesave të tyre. Situata ka sjellë gjithashtu shtim të insekteve dhe erë të rëndë, ndërsa banorët thonë se po mendojnë edhe largimin nga lagjja. Për shqetësimin kërkuam një reagim nga Bashkia Libohovë. Kryetari Lenord Hide tha se bashkia i ka dërguar pronarit një shkresë zyrtare për zhvendosjen e stallës dhe i ka lënë një afat për marrjen e masave. Në të kundërt, sipas Hides, do të ndërmerren hapa ligjorë për zgjidhjen e situatës.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16