Liberalizimi i vizave, që së fundi po mbërrin për Kosovën, normalisht vlen për të gjithë vendet e zonës Shengen. Por Spanja, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nuk do t`i lejojë sërish kosovarët të udhëtojnë lirisht drejt saj pasi ky vend anëtar i BE-së, nuk ua njeh pasaportat. Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Komisionit Europian për Çështje të Brendshme, Anitta Hipper.