Top Channel/ Spak nuk i ndahet belgut. Dries Lonneux përpiqet të shmangë konfiskimin pasurisë
12/01/2025 20:26

Gjykata e posacme ka vendosur të njoftojë palën belge për të vënë në dijeni një shtetas belg të dënuar si trafikant se SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurive të tij që janë zbuluar në Shqipëri. Ky veprim vjen mbas afishimeve publike për nisjen e procesit dhe mbas kërkesës së SPAK që I kërkoi gjykatës ti konfiskojë pasuritë e belgut Dries Lonneux dhe tja kalojë shtetit, asete që përmbi një vit ishin nën sekuestro preventive. Gjykata ka vendosur që seanca të mbahet në mars 2025 mbasi të shterojë njoftimin personave të bashkëlidhur me trafikantin I cili bleu toka dhe apartamente në Shqipëri. Prokurori I posacem Eneid Nakuci kërkon gjithashtu që asetet e shtetasve të bashkëlidhur me belgun dhe që janë të të ëmës Rachida Mgogi , Stephani Lamatre ish bashkëshortja , Pierrine Bodson bashkëjetuesja dhe shoqëria tregëtare Ralet Green të kalojnë në favor të shtetit shqiptar. Bëhet fjalë për dhjetë pasuri që ishin vendosur nën sekuetsro preventive më herët për të parandaluar tjetërsimin e pronësisë së tyre dhe që janë apartamente në qytetin e Vlorës dhe të Sarandës si edhe tokë arë nën pronësi të subjektit tregëtar. Loneux 45 vjec u vu nën akuzë në Belgjikë për drejtim grupi kriminal dhe trafik kokaine ndërkohë që më pas një grup prokurorësh mbërritën në Shqipëri dhe gjurmuan së bashku me SPAK pasuritë e tij që dyshohet se I investoi prej 2016. Dosja hetimore tregon se 45 vjecari kishte trafikuar ngarkesa kokaine nga Amerika Latine drejt Evropës. Në atë kohë gjatë hetimit të koduar ‘Farmaceutika” që solli arrestimin e disa trafikantëve , belgët thanë se kishin bllokuar 1.9 tonë kokainë. Belgu që u dënua në vendin e tij me 12 vite burgim tha para drejtësisë se nuk mund të flasë , sepse lideri I grupit sipas tij është shqiptar.

Top Channel / Tirana shesh betejë gurësh e gazi! Përleshje të forta mes protestuesve e policisë
15/10 23:31
Top Channel/ Tritol efektivit të kriminalistikës në Shkodër, dyshohet për shkak të detyrës
15/10 23:26
Top Channel / Bizneset: Përgjegjësi për çdo dëm. Dhoma e Tregtisë dhe 8 shoqata apel policisë
15/10 23:22
Top Channel / Ndërkombëtarët: Gati të ndihmojmë. BE-OSBE: Duhet dialog. SHBA: Protesta do vijojë
15/10 23:20
Top News- Tronditet Shkodra, tritol banesës së policit/ Dyshimet e para
15/10 23:01
Top Channel/ Tirana në flakë, shkatërrime bankash, plaçkitje biznesesh dhe përplasje të dhunshme
15/10 22:41
Top News- Protestuesit ‘marrin’ Tiranën/ Policia ‘kapitullon’ në ditën e tretë, mbi 10 orë dhunë
15/10 22:28
Top Channel/Bllokuan rrugën me barriera metalike, protestuesit shkatërrojnë edhe semaforët në Tiranë
15/10 21:24
Top Channel/ Tronditet Shkodra, shpërthim me lëndë plasëse, shefit të Kriminalistikës
15/10 21:22
Top Channel/ Tronditet Shkodra, shpërthim me lëndë plasëse, i është vendosur derës së një banese
15/10 21:17
Top Channel/ Përplasje e fortë mes efektivëve dhe protestuesve, “breshëri” gurësh ndaj automjeteve
15/10 20:54
Top Channel/ Protestuesit i vënë flakën një tjetër kioske te Tajvani, përfundon shkumë e hi
15/10 20:53
Top News- Digjet ministra, flake e tym në Tiranë, kaos e përleshje protestues-polici
15/10 20:52
Top News- “Erdhëm ne”, të rinjtë ulërijnë rrugëve të Elbasanit, nuk ndalet protesta
15/10 20:52
Top News- Flakë e tym, Tirana nën pushtetin e zjarrit, përleshje të ashpra në Bulevard
15/10 20:50
Top Channel/ Përshkallëzohet dhuna, protestuesit hyjnë në Ministrinë e Ekonomisë dhe i vënë flakën
15/10 20:36
Top Channel/ Protestuesit i vënë flakën një tjetër kioske në zonën e Tajvanit
15/10 20:33
Top Channel/ Përplasje mes protestuesve dhe policisë te Kryeministria, gurë e presion uji
15/10 20:30
Top Channel/ Protestues të shpërndarë, gurë dhe vazo të rrëzuara në Bulevard
15/10 20:24
Top Channel/ Përshkallëzon protesta në Tiranë, sulmohen ministritë dhe përplasje me policinë
15/10 20:21