Top Channel/ SPAK nis goditjet, në gjyq zyrtarët që blenë vota me leje legalizimi
09/04/2025 19:43

SPAK dërgon për gjykim tre zyrtarë për korrupsion zgjedhor. Bëhet fjalë për shtetasit Dritan Stoka, Agim Osma, Alqi Hajdini dhe Ylli Baruti, të cilët akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas Prokurorisë së Posaçme, në bashkëpunim me njëri tjetrin, të arrestuarit Dritan Stoka, Agim Osma, Alqi Hajdini dhe Ylli Baruti, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje për disa shtetas, sipas përgjimeve të bisedave telefonike. Dritan Stoka, zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së dhe Agim Osma, kryeplak i Lagjes së Re, Sauk, dyshohet se kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, duke i detyruar për të votuar ose përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve, si për qëndrim në punë ose dhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut. Ndërsa Alqi Hajdini, jurist dhe Ylli Baruti, në rolin e sekserit, nëpërmjet pranimit të përfitimeve të parregullta, shpërblim në të holla, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të shtetasve G.K., N.S., E. M. dhe K.D.

Top Channel/ Panik në avionin drejt Rinasit! Kontrolle me qenë e skanerë pas alarmit për bombë
20/11 23:18
Top Channel/ Të moshuarit që vdesin të vetëm, 79-vjeçarja gjendet e vdeku, mbi 800 jetojnë vetëm
20/11 23:15
Top Channel/ Shqipëri-Kinë 77 vite marrëdhënie, ambasadorja: Ndërtojmë ura lidhëse
20/11 23:06
Top Channel/ Pjesëtari i Rrajave në “41 BIS”, Aldo Gjini transferohet në regjimin e posaçëm
20/11 23:05
Top Channel/ Brazili refuzon sërish Ervin Matën, nuk pranohet kërkesa për mosekstradim
20/11 23:01
Top News- Doganat drejt digjitalizimit, një platformë e vetme për procedurat e bizneseve
20/11 23:00
Top Channel/ “Protesta, rrezik për ekonominë”! FMN raport përfundimtar për Shqipërinë
20/11 22:58
Top Channel/ Sërish tension në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë
20/11 22:57
Top Channel/ PD i thotë “JO” identifikimit elektronik në zgjedhje, pritet vendimi final
20/11 22:55
Top News- Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bombë në avion, ndërhyn policia
20/11 22:43
Top News- Pjesë e grupit ‘Rraja’, Aldo Gjini transferohet në regjimin 41 bis
20/11 22:42
Top News- Erion Veliaj do të operohet! Burgjet tregojnë datën dhe vendin ku do kryhet ndërhyrja
20/11 22:15
Top News- Akuzat e Spiropalit, Peleshi: Nuk mund të komentoj fjalë pas fjale askënd
20/11 21:49
Top Channel/ “Këta vjedhin dhe bëjnë sikur investojnë” Berisha: Kujtoni pak dhomat me euro
20/11 20:53
Top Channel/ “Edi Rama rreziku i kombit”, Berisha iu bën thirrje demokratëve që të bashkohen
20/11 20:19
Top Channel/ Niko Peleshi kur u pyet për deklarat e Spiropalit: Nuk mund të komentoj askënd
20/11 20:05
Top Channel/ Megatek hap sezonin e fundvitit! Bredha natyralë e mijëra dekorime me super çmime
20/11 20:01
Top Channel/ Shkollat hapur deri në orën 17:00, në 2027 pritet zgjerimi i programit
20/11 19:53
Top Channel/ Peleshi reagon për debatet në PS, komenton deklaratën e Spiropalit
20/11 19:50
Top Channel/ Kush bëri presion?! Tatimet-Spiropalit: Kërcënuat inspektorët pasi iu zbuluan shkeljet
20/11 19:48