Top Channel/ SPAK merr kontrollin e vetting, SHBA-BE: Luftë bosëve të krimit!
16/12/2024 19:38

Vettingu u mbyll në shkallën e parë, por për ndërkombëtarët ky është vetëm një nga testet ndaj njerëzve të drejtësisë të cilëve partnerët ju përsëritën ruajtjen e standarteve kushtetuese. Ndoshta mund të jetë rastësi mënyra se si e ngarkuara me punë e Ambasadës Amerikane, Nancy Vanhorn, e nisi fjalën e saj duke etiketuar si komisioner Roland Ilinë dhe si gjyqtar Sokol Comon, njëri në krye të KPK dhe tjetri në krye të KPA. Por ky përcaktim, sipas kompetencave që kanë në vetting, vjen në kohën kur komisionerëve të KPK u mbaron mandati në fund të dhjetorit dhe sakaq ata kërkojnë të emërohen si gjyqtarë. “Rivlerësimi s’ka përfunduar, kërkesa e popullit shqiptar për drejtësi është po aq e fortë sa në 2016. Prokurorët në SPAK po luftojnë për të çuar para gjykatës bosët e krimit dhe figura të larta të korruptuara. Mbetet më shumë për të bërë. Duhet të jeni efikasë, të pavarur dhe të paanshëm. Duhet të vazhdoni luftën ndaj korrupsionit para çdo pengese”. KLGJ dhe KLP duhet të japë prova konkrete dhe të ruajnë standardet e organeve të vetingut. Një aspekt tjetër për të cilin i jemi referuar ne është rëndësia që kanë institucionet e vetingut që duhet t’i referojnë çështje prokurorisë dhe Spak. Gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe të ruhet integriteti, në mënyrë që çdo qytetar të ketë qasje në drejtësi”. Kryeprokurori i SPAK, Altin dumani, i cili nga një janari 2025 merr kompetencat e komisionerit publik për vazhdimin e vettingut në KPA, e përshkroi reformën në drejtësi si transformimin e kërkuar. Pandëshkueshmëria po tronditet sot. Nje nga komoetencat është edhe vettingu, të gjitha këto kompetenca ti marrë drejtuesi. Parashikohet qe drejtuesi i SPAK do të ketë një angazhim të madh. Ashtu sic e kemi theksuar procesi i vetingut qartë ndahet ai civil nga penal. Nga shkurti i vitit 2018 deri në 21 nëntor 2024, datë kjo që shënon dhe vendimin e fundit të Komisionit, u verifikuan 805 subjekte rivlerësimi, nga të cilat: 373 vendime u dhanë për konfirmim në detyrë;· 268 vendime u dhanë për shkarkim nga detyra; 105 vendime për ndërprerje procesi (bazuar në nenin G të Aneksit të Kushtetutës);8 vendime për pushimin e procesit; Tanimë vettingu do të vazhdojë deri në qershor 2026 nga Kolegji i Posacëm i Apelimit me palë gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar apo 42 të tjerë për të cilët ndonëse u konfirmuan, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e tyre. Natyrisht në këtë proces ata do të kenë përballë SPAK dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM. Ndërsa mbas këtij operacioni të thelluar në drejtësinë tonë, kontrollet më tej do t’i vazhdojnë periodikisht dy institucionet e tjera KLGJ dhe KLP. Për tch anila hoxha

Top News- BE nuk fshihet më për ‘Specialen’ / Shmang gjuhën diplomatike, kundërshton ndryshimet
08/10 17:12
Top Channel/ “Asnjë bashki nuk është pro kësaj reforme”, Ndoja: Votoni kundër
08/10 17:08
Top Channel/ “Bashkitë nuk kanë pengesa për…”/ Mazniku replikë, Braçe vendos duart në kokë
08/10 16:55
Top Channel/ Kushi i mbyll mikrofonin, Braçe nuk lëshon foltoren, nënkryetarja: Ju tërheq vëmendjen
08/10 16:53
Top Channel/ “Koha ka përfunduar”/ Braçe batutë me nënkryetaren: Kam ngrënë vezë fshati, kam zë
08/10 16:52
Top News- Goditi me pistoletë 52-vjeçarin/ Arrestohet agresori në Mallakastër, I sekuestrohet arma
08/10 16:50
Top Channel/ “Jemi sërish në 2014”,Braçe për Territorialen: Kjo nuk ndryshon kufijtë, por jetën e…
08/10 16:40
Top Channel/ “Reforma e 2014, një nga dështimet më të mëdha”, Tabaku: Çfarë fituan qytetarët?
08/10 16:30
Top Channel/ Vendoste zjarr produkteve të marketeve në Cërrik, arrestohet autori
08/10 16:16
Top Channel/ Berisha do liri. Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën për heqjen e masës së ndalimit
08/10 15:57
Top Channel/ Dy protesta për reformën. Kuvendi i rrethuar nga policia. Përplasje me protestuesit
08/10 15:47
Top News- I vuri zjarrin marketit në Cërrik/ 45-vjeçari filmohet nga kamerat e sigurisë, arrestohet
08/10 15:39
Top News – Tenderat e Ballukut, katër drejtorët e saj, ‘paradë’ dyditore në SPAK
08/10 15:37
Top Channel/ Feta Mataj në burg. Avokati: Dosjen ta hetojë SPAK. Postës i mungojnë 2.5 mln euro
08/10 15:27
Top Channel/ Nëna me foshnjën 4-muajshe del nga burgu për një vit, avokati thyen bojkotin
08/10 15:26
Top Channel/ “Përfaqësues të PD meritojnë kompliment për punën”, Klosi: Berisha mendje e mbrapshtë
08/10 15:25
Top Channel/ Vartësit e Ballukut në SPAK. Zgjerohen hetimet pasurore. Thirren Verdho e Haxhiademi
08/10 15:16
Top News – ‘Balluku’ i mbivendoset reformës/Debati për shantazh e vilat, Bardhi vs Spiropali e Balla
08/10 15:09
Top Channel/ “Janë kërcënuar dëshmitarët në emër të Ballukut”, Balliu: Palestrën ta bëjë te 313-a
08/10 15:07
Top Channel/ ‘Hetoni rastin e gazetares që u përplas me motor’ Balliu: Deputetët janë kërcënuar…
08/10 14:52