Top Channel/ SPAK çon për gjykim Ilir Beqajn, zbërthen abuzimin me fondet e BE
02/04/2025 19:52

SPAK mbyll hetimet për dosjen “ SASPAC” duke dërguar për gjykim ish-ministrin Ilir Beqaj dhe 10 persona të tjerë të pandehur. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është provuar se i pandehuri Ilir Beqaj, të ketë pasur njohje me të pandehurin, Ermal Kurtulaj, të paktën që prej vitit 2012, kohë kur i pandehuri ka qenë ortak pranë shoqërisë “Intech” sh.p.k. I pandehuri Ermal Kurtulaj rezulton të ketë punuar në vitin 2017 pranë FSDKSH-së, më pas në disa projekte të ndryshme dhe që prej datës 01.06.2022 ka punuar si koordinator i zyrës “Facility Point”, për programin “EUSAIR”, në SASPAC, i emëruar nga vetë i pandehuri Ilir Beqaj sipas urdhrit nr. 80, të datës 26.05.2022. Gjatë ushtrimit të detyrës si Drejtor i Përgjithshëm i SASPAC-ut, i pandehuri Ilir Beqaj duke vepruar si urdhërues në bashkëpunim me të pandehurin, Ermal Kurtulaj, i cili ka vepruar si zbatues, përgjatë viteve 2022-2023 kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregullat “PRAG”, të përcaktuara në Rregullat e Zbatimit të Rregullores Financiare, të aplikueshme për të gjitha kontratat e ndihmës së jashtme të BE-së, të financuara nga Buxheti i Përgjithshëm i BE-së, Fondi i 10-të Europian i Zhvillimit (EDF) dhe të detyrueshme për t’u zbatuar sipas nenit 5 gërma “c” të ligjit nr. 37/2015 “Për Ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian për Rregullat e Zbatimit të Mbështetjes Financiare të BE-së për Shqipërinë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA II)” dhe ligjit me nr. 21/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit mes Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Europian, për Programin Interreg V-B Adriatiko-Jonian (Adrion) 2014-2020 ”. Të gjitha shërbimet e prokuruara në kuadër të eventeve “Mbi organizimin e Konferencës FESTA (E ardhmja e Turizmit të qëndrueshëm mjedisor në Shqipëri” dhe “Konferenca e Energjitikës” si dhe “Bashkëpunimi në Rajonin e e Adriatikut dhe Jonit”, organizuar ne vitin 2023 nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më përpara se të realizohet procedura e prokurimit, e kryer në mënyrë fiktive më pas për efekt dokumentacioni. Këto tendera janë zhvilluar me procedurë negocimi konkurruese, të cilat janë urdhëruar për t’u kryer nga i pandehuri, Ilir Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, i cili ka nënshkruar mbi dakordësinë për të kryer shërbimin e caktuar; ftesat që iu janë dërguar subjekteve për të paraqitur oferta sipas llojit të prokurimit, urdhri për ngritjen e komisionit për të kryer vlerësimin e ofertave; shkresa dërguar fituesit pas vlerësimit, si edhe lidhja e kontratës, urdhrat e pagesave- veprime këto të kryera kohë më pas, nga lidhja dhe zbatimi i kontratës. Një pjesë e shërbimeve rezulton se të jenë prokuruar në mënyrë fiktive, pasi shoqëritë tregtare nuk kanë ofruar shërbime, por kanë mashtruar në bashkëpunim me të pandehurit Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj, për qëllime përfitimi material, si dhe në të paktën dy raste provohet që këta të fundit kanë marrë përfitime të parregullta nga të pandehurit që kanë përfaqësuar këto shoqëri tregtare. I pandehuri Ilir Beqaj ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë e tij nga viti 2020 e në vazhdim, pasi ka fshehur interesat pasurore në 50% të kuotave në shoqërinë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” shpk, me NIPT L91329021O dhe nuk ka deklaruar shpenzimet e kryera për investime në këtë shoqëri tregtare; ka fshehur pronësinë dhe nuk ka deklaruar shpenzimet në lidhje me një apartament të ndodhur në qytetin e Vlorës; si dhe ka fshehur pronësinë e një automjeti. Në kuadër të hetimeve është vendosur sekuestro preventive mbi pasurinë e paluajtshme (apartament), me vendodhje në Lungomare, Vlorë dhe disa llogarive bankare, e të tjera sekuestruar të pandehurve, si më poshtë vijon: 14 323 125 (katërmbëdhjetë milion e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) lekë; 15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) euro; 42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD; 19.4% të kuotave të shoqërisë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k. Tre automjete regjistruar në pronësi të pandehurve

Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45
Top Channel/ Protestë me bluza të bardha, i riu te Mjekësia kundërshton akuzat Ramës
23/10 15:44
Top Channel/ Rama: Dhuna nga Antifa dhe fonde nga Irani. Dalin emrat e të përfshirëve në vandalizëm
23/10 15:43
Top News – Rama e nxorri me precedentë penalë, i riu tregon dëshminë e penalitetit-Jam i padënuar
23/10 15:36
Top Channel/ Vartës të Belinda Ballukut, pas Verdhos, edhe Gentian Gjyli në SPAK
23/10 15:08
Top News- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Shtyhet seanca ndaj Ervis Shkambit dhe xhaxhait të tij
23/10 15:01
Top Channel/ “Lironi rrugën”, policia thirrje me megafon përpara Kryeministrisë, vijon protesta
23/10 14:58
Top Channel/ Sherr me thika pranë oborrit të gjimnazit në Has, tre adoleshentë të plagosur
23/10 14:55
Top News – Rama e citoi si kriminel / Studenti i përgjigjet para Kryeministrisë-Jam ekselent!
23/10 13:57
Top News – TVSH mbush arkën e shtetit. Inflacioni shton me 30 për qind të ardhurat në buxhet
23/10 13:39
Top News – Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja. Autori del para gjykatës, prezentë edhe familjarë
23/10 13:37
Top Channel/ Protesta e Studentëve, përmbysen dhe digjen ‘karriget’ e Dialogut, protestuesit…
23/10 13:31
Top Channel/ Pas Verdhos, edhe Gjyli në Spak për t’ju komunikuar akuza
23/10 13:06