Kancelari gjerman,Olaf Scholz pret sot në selinë e tij në Berlin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe më pas, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, e njoftuar kjo nga zëdhënësi i qeverisë gjermane, Ëolfgang Büchner. Në qendër të të dy takimeve veç e veç do të jenë "qëndrimet ndaj luftës agresore të Rusisë në Ukrainë, bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve", tha Büchner.