“Njollat e murrme” është një vepër simbolike e një prej periudhave më të egra të historisë së vendit tonë. E cilësuar si një vepër-denoncim i mënyrës sesi regjimet totalitare arrijnë të vrasin artin. Por drama, pati një fat të keq. Sepse shënoi rënien e menjëhershme të një vepre artistike dhe autorëve të saj nga majat e lavdisë… në greminën e ndëshkimit të censurës së kohës.