Një vit nga presidencialet e 2024-tës në SHBA, ish-Presidenti Donald Trump përgatitet të dëshmojë në gjykatë për mashtrim, teksa përballet vecmas edhe me më shumë se 90 akuza penale, duke krijuar mundësinë që një i dënuar të synojë blietën republikane për zgjedhjet e nëntorit të ardhshëm, thotë CNN. Megjithatë, janë perspektivat politike të Presidentit Joe Biden ato që po tkurren, vazhdon gjigandi mediatik.