Sllovenia ka kërkuar ndihmën e NATO-s dhe Bashkimit Europian pas motit të jashtëzakonshëm me reshje të dendura të shiu dhe përmbytje të mëdha. Dëmet e shkaktuara kapin vlerën e disa qindra milionë eurove, ndërsa gjendja ka mbetur e rëndë. Sllovenisë i duhen helikopterë ushtarakë me një aftësi mbajtëse 5 tonë për transporte dhe 200 ushtarë për detyra të mbrojtjes nga katastrofa dhe shpëtimi.