Top Channel/ Skandali në Sheqeras të Kroçës, rrëfehet motra e 16-vjeçares së abuzuar
07/11/2024 23:13

Një tufë letrash të shkruara ku përshkruheshin detaje nga ajo çfarë kishte ndodhur por edhe elemente të tjerë që i jepeshin të miturës në fshatin Sheqeras nga 43 vjeçari Edison Sheme gjatë periudhës që abuzohej seksualusht prej tij tashmë janë në duart e prokurorisw ndërsa e gjithë familja e 16 vjeçares është në gjendje shocku. Një ngjarje tronditëse mbi të cilën motra e së miturës ka hedhur më shumë dritë përmes dëshmisë së saj që nga zbulimi i historisw e deri denoncimi rastit “Ngjarjen e motrës time e kam mësuar nga disa letra që ai i shkruante motrës time. Atje thuhej dmth që kishin kryer marrëdhënie, si takoheshin bashkë, dhe disa gjëra të tjera. Mbaj mend që e kam mësuar rreth vitit 2021 këtë histori. Në atë moment u shokova, nuk po e besoja dot. Po lexoja letrën dhe nuk dija se çfarë të bëja. Të them të drejtën, ishin goxha çfarë shkruheshin aty, por në ato që shkruante, thoshte që pasi të mbushësh 18 vjeç unë do të të marr dhe do të jetojmë bashkë. Ndërsa 16 vjeçarja me mbështetjen e prindërve ka gjetur guximin për të denoncuar abuzuesin e saj e motra rrëfen se ajo është e frikësuar pavarësisht ndihmës së psikologëve dhe mbështetjes së familjes “Ai ka qenë shoku i babit tim dhe vinte ndonjëherë këtu në stallë, përveç kësaj vinte merrte qumësht herë pas here tek ne. Të gjitha letrat i ka marrë prokuroria, kjo është prova e vetme që ne kemi dhe prova tjetër nuk ka ku të shkojë më, sepse ai u arratis. E tregon shumë haptazi që unë e kam kryer këtë vepër dhe jam larguar. Se po të ishte që nuk do ta kishte bërë, do kishte qëndruar si burrë dhe do ishte përballur”. Autori Edison Sheme vijon të jetë në arrati ndërsa organi hetimor ka sekuestruar serverin e kamerave të sigurisë që gjendeshin në magazinën ku ai punonte si saldator.

Top News- Policia aksion tek ‘Bankers Petroleum’, arrestohet CEO kinez dhe zyrtarë të kompanisë
02/07 22:45
Top Channel/ Kukësi në errësirë totale, ndërpritet energjia elektrike
02/07 22:43
Top Channel/ Gara me makinë për t’i ikur policisë! I riu i përfshirë në festën e çmendur në Astir
02/07 22:14
Top News- Policia në ndjekje të makinës luksoze/ S’iu bind urdhrit, kaos në rrugët e kryeqytetit
02/07 22:07
Top News- Protestojnë fermerët e shalqinit në Fier, ankohen për çmimin: Po shesim nën kosto
02/07 20:38
Top News – Ndryshime tek Ministria e Shëndetësisë. Ina Majko emërohet zv/ministre, zëvendëson Hykën
02/07 20:37
Top Channel/ Tentoi t’i shpëtonte policisë gjatë ndjekjes, i arrestuari shok i Aleksandër Sadikaj
02/07 20:11
Top Channel/ Vihet nën kontroll zjarri në landfillin e Elbasanit! Tymi toksik mbuloi zonën
02/07 19:54
Top Channel/ Dy viktima nga aksidentet! Humbin jetën një grua dhe një sllovak
02/07 19:52
Top Channel/ Ambasadori shqiptar në Londër sqaron shifrat: Ku mashtron Farage!
02/07 19:49
Top Channel/ Zhduket i moshuari në Malësi të Madhe, familjarët vendosin 50 mijë euro shpërblim
02/07 19:36
Top News- Dy viktima e katër të plagosur, përgjaken rrugët e vendit! Humb jetën dhe një turist
02/07 19:24
Top News – Rafting në lumin e Vjosës nga të apasionuarit e sporteve të ujit
02/07 19:14
Top Channel/ Shoku i Aleksandër Sadikajt tenton t’i shpëtojë policisë, me armë në makinë
02/07 18:55
Top Channel/ “Babai u afrua…”, shkrimi Neda Ballukut për ngjarjen tronditëse në Fier: Nuk doja…
02/07 18:54
Top News- Babai abuzoi seksualisht me të bijën/ Reagon Avokati i Popullit: Të hetohen institucionet
02/07 17:03
Top News – NATO ngre F16-at, alarm i kuq / Rusia, sulme me rreze të gjatë veprimi gjatë natës
02/07 15:59
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top Channel/ Zjarri në landfill vijon nga dje. Tymi toksik mbulon Elbasanin dhe fshatrat përreth
02/07 15:18
Top Channel/ Agjencia digjitale, aplikacioni ku mund të denoncohen shkeljet e policëve
02/07 15:17