Superskandali i Pandora Papers nuka ka lënë pa prekur as Shqipërinë. Investigimi i një konsorciumi ndërkombëtar gazetarësh investigativë dhe një grupi prej 150 mediash zbuloi lidhjet e 330 zyrtarë publikë në të gjithë botën me llogaritë offshore. Një hulumtim i thjeshtë në faqen që ka publikuar të dhënat tregon se një politikan shqiptar ka fshehur pasuritë e tij jashtë kufijve duke investuar përmes parajsave fiskale, por emri i tij nuk behet publik.