Udhëtarët që hyjnë në Bashkimin Europian mund të përballen sërish me radhë të gjata në kufi, pasi skadoi afati i masave fleksibile të Brukselit për zbatimin e sistemit të ri të hyrje-daljeve, EES. Ky afat përfundoi në 6 shtator dhe kompanitë ajrore i kanë kërkuar Komisionit Europian zgjatjen e tij deri në fund të vitit.