Më shumë se një mijë shtëpi u dëmtuan dhe rreth 5,000 njerëz u evakuuan pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur në Korenë e Veriut, njoftoi transmetuesi shtetëror i vendit. Raporti televiziv i transmetuar të shtunën vjen pasi Koreja e Veriut në qershor pranoi se po merrej me një krizë ushqimore.