Greqia është shokuar nga një prej aksidenteve më të mëdha hekurudhore në historinë e saj. Një tren pasagjerësh me 350 udhëtarë është përplasur me një tren mallrash në luginën e Tembit pranë Larisës. Si pasojë 40 persona kanë gjetur vdekjen dhe 60 janë plagosur, prej të cilëve 6 ndodhen në gjendje kritike për jetën. 270 të tjerë janë transportuar me autobusë në Selanik.