Top Channel/ Si vdiq Adolf Hitleri 80 vite më parë, fundi i një diktatori dhe fillimi i një misteri
30/04/2025 22:16

Ishte data 30 prill 1945, akrepat shënonin 15:15, kur Adolf Hitleri kreu vetëvrasje në bunkerin e tij në Berlin, së bashku me Eva Braun, partneren e tij prej shumë vitesh. Në ato momente, Berlini ishte i rrethuar nga Ushtria e Kuqe dhe armët sovjetike dëgjoheshin nga bunkeri. Hitleri kishte refuzuar të largohej nga kryeqyteti dhe kishte vendosur të vdiste atje, duke u përballur me fundin e tij. Vdekja e tij ishte e lidhur drejtpërdrejt me fundin e regjimit të tij, që njihet si Rajhu i Tretë. Në ditët e fundit të jetës, i izoluar në bunker me disa nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, Hitleri u përball me tradhtitë e bashkëpunëtorëve më të lartë, të cilët tentuan të merrnin pushtetin apo të bënin paqe me aleatët perëndimorë. Kjo e tronditi thellë dhe përshpejtoi vendimin e tij për vetëvrasje. Pas martesës së tij me Eva Braun në natën mes 28 dhe 29 prillit, Hitleri diktoi testamentin e tij, ku caktoi si pasardhës admiralin Karl Dönitz. Më 30 prill, pasi përshëndeti për herë të fundit bashkëpunëtorët e tij, ai u mbyll me Evën në dhomën e tij. Pak më vonë, u gjet i vdekur me një plagë plumbi në kokë, ndërsa Eva kishte pirë helm. Trupat e tyre u dogjën në oborrin e Kancelarisë, siç kishte urdhëruar vetë ai, për të shmangur poshtërimin publik nga armiqtë. Mbetjet u varrosën aty pranë. Megjithëse sovjetikët i gjetën mbetjet disa ditë më vonë dhe i identifikuan përmes analizave dentare dhe dëshmive të dentistëve të tij, Stalini zgjodhi të mos e publikonte këtë informacion. Përkundrazi, ai shtoi dyshimet duke thënë se Hitleri mund të ishte arratisur në Spanjë apo Argjentinë. Kjo deklaratë ushqeu për dekada teori konspirative dhe shtyu FBI-në, CIA-n dhe shërbimet britanike MI6 të hetonin dhjetëra raportime për shfaqje të supozuara të Hitlerit në Europë dhe Amerikën Latine. Në fakt, të gjitha dëshmitë e njerëzve që ishin në bunker – si shoferi, sekretarja, infermierët dhe oficerët – përputheshin: Hitleri kishte vdekur në Berlin. Britanikët, në vitin 1947, përgatitën një raport të detajuar, i cili përforcoi këtë version. E njëjta histori u konfirmua edhe nga një dosje sekrete e hartuar për Stalinin, e cila u publikua vetëm pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Për vite me radhë, mbetjet e Hitlerit dhe të figurave të tjera naziste, u mbajtën të fshehura nga kundërspiunazhi sovjetik. Fillimisht u varrosën në një pyll në Brandenburg, pastaj në një bazë ushtarake. Por në vitin 1970, kur baza iu dorëzua Gjermanisë Lindore, KGB-ja urdhëroi që mbetjet të digjeshin dhe të zhdukeshin përgjithmonë për të shmangur që ndonjëherë të bëheshin vend pelegrinazhi për neonazistët. U dogjën në fshehtësi të plotë dhe u hodhën në lumin Elba, ose sipas disa burimeve, në kanalizimet e qytetit. Gjithsesi, pjesë të dhëmbëve dhe kafkës së Hitlerit u ruajtën në selinë e KGB-së në Moskë. Në vitin 2017, një grup studiuesish francezë, nën mbikëqyrjen e autoriteteve ruse, krahasuan këto mbetje me radiografitë dentare të Hitlerit dhe vërtetuan pa dyshim se i përkisnin atij. Kjo konfirmoi zyrtarisht se Hitleri kishte vdekur në bunkerin e tij në Berlin. Studiuesit thanë se Stalini qëllimisht e mbajti misterin gjallë për të pasur përparësi mbi aleatët dhe për të mbajtur kontrollin mbi narrativën historike. Sot, mbetjet e vetme që ekzistojnë janë një pjesë e kafkës dhe disa dhëmbë – të ruajtura në mënyrë simbolike në një kuti disketash dhe një kuti purosh në arkivat e Moskës.

Top News- E gjithë Franca në alarm, i nxehti përvëlues “djeg” të gjithë Europën
30/06 23:30
Top Channel/ Gjermani-Ukrainë, pakt për armë/ Zotimi për të ndihmuar Kievin të prodhojë më shumë
30/06 23:22
Top Channel/ Pensionet me Italinë nisin sot/ Hyn në fuqi marrëveshja më 1 korrik
30/06 23:22
Top News- Apokaliptike, Turqia ‘luftë’ me flakët! Digjen shtëpitë evakuohen 50 mijë banorë
30/06 22:40
Top Channel/ Ish-numri 2 i kryeministrit spanjoll kapet për korrupsion, partia në pushtet në krizë
30/06 21:53
Top News – A do arrihet paqja në Gaza? Negociata mes raketave e bombave…“zhduket” Hamas
30/06 21:50
Top Channel/ Arrestohet në Itali “Tony Montana” shqiptar, paketonte drogën me fotot e Al Pacinos
30/06 21:34
Top Channel/ ChatGPT ul punësimet e të rinjve, ja sektorët më të prekur në botë
30/06 21:34
Top News- “Avionë me probleme po fluturojnë”, denoncimi pas tragjedisë së Air India
30/06 21:30
Top News- Pas protestave nis reprezalja. Qeveria nis eleminimin e protestuesve
30/06 21:14
Top News- Kanadaja “i shkel syrin” Trump, bën hap pas…nis heqjen e taksave ndaj SHBA
30/06 21:05
Top News- Zbulohet pas 60 vitesh killeri, eliminoi fqinjen dhe ia hodhi policisë për shumë kohë
30/06 21:04
Top Channel/ SHBA godet rrjetet e drogës, Rubio njofton sanksione për familjarë e partnerë
30/06 19:50
Top News – Qiproja, ‘degë ulliri’ për Erdoganin / E fton në samit pavarësisht pushtimit të 1974-ës
30/06 16:09
Top News- Pas Kushtetueses, edhe Osmani/ Ngërçi në Kuvend, thërret udhëheqësit e partive
30/06 16:06
Top News – Tërmeti më i fortë në 40 vjet / Itali, evakuohen disa shkolla, panik në Napoli
30/06 16:06
Top News – Ka humbur 1 milion trupa në Ukrainë / Kievi bën bilancin e Moskës: 1 mijë në një ditë
30/06 15:17
Top News – Gratë ‘rrëmbejnë’ armët / Rekrutohen në ushtrinë daneze, frikë nga Rusia
30/06 15:16
Top Channel/ Kanadaja heq taksën mbi teknologjinë për të avancuar bisedimet tregtare me Trump
30/06 15:13
Top Channel/ “Nuk i ofroj asgjë Iranit, nuk jam Obama”, Trump: Pas shkatërrimit të objekteve…
30/06 15:06