Top Channel/ Si iku personi i tretë në makinën e Licit dhe Bushatit? Arrestohen 4 policë në Shkodër
20/11/2024 19:00

Katër punonjës të policisë Shkodër janë arrestuar pasi akuzohen për shpërdorim detyre në atentatin e Dobraçit. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore referoi disa javë më parë materialet në Prokurorinë e Shkodrës ku akuzon efektivët e policisë së Shkodrës për shpërdorim detyre në lidhje me masakrën me 4 viktima në Dobraç. Sipas burimeve, AMP kishte dyshime të forta se efektivët nuk kanë kryer detyrën duke lënë që të ikë nga vendngjarja personin e tretë që dyshohet se ishte në makinën e Hamza Licit dhe Arlind Buhatit. Ende mbetet mister personi që del në videot e filmuara pak minuta pas masakrës. Atentati me 4 të vrarë në zonën e Dobraçit në Shkodër më 30 tetor i kaloi për hetim SPAK-ut një ditë më parë. Prokuroria dyshon se krimin e ka kryer një grup i strukturuar kriminal. Nga elementët që ka gjetur policia lokale e Shkodrës dhe Prokuroria e Shkodrës ka dyshime dhe bindjen se vrasjet u kryen në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Krimet e kryera në kuadër të grupit të strukturuar janë kompetencë e SPAK dhe për këtë arsye i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme për hetime më të thelluara. Sapo dosja të administrohet në protokoll, pritet të hidhet shorti prej nga ku do të caktohet grupi hetimor i posaçëm.

Top Channel/ Një vit pa Shpat Kasapin, në Tetovë u organizua mbrëmje përkujtimore për artistin
29/11 19:18
Top News- Protestuesi godet dhe hedh në tokë policin, i kërcen nga pas në mes të sheshit
29/11 19:17
Top Channel/ Protestuesit rikthehen në bulevard, hedhin “breshëri” molotovësh drejt policisë
29/11 19:07
Top Channel/ Tensionet te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, policia shoqëron dy protestues
29/11 18:39
Top Channel/ Protestuesi godet në befasi efektivin pas shpine, e rrëzon në tokë dhe largohet
29/11 18:27
Top News – Pezullohet polici që qëlloi deputetin! Ministri Demo: Askush nuk është mbi ligjin
29/11 18:17
Top News – ‘Rrezikojmë të rrëzohemi…’ / Banorët e Prishtinës të frikësuar, rrugët të papastruara
29/11 17:59
Top News-Protestuesi pret shtyllën me gur fleksibël,policia rrethon turmën, përplasje në pak sekonda
29/11 17:47
Top Channel/ Policët tërheqin zvarrë një protestues gjatë shoqërimit
29/11 17:37
Top Channel/ U plagos me plumb gome gjatë protestës, Berisha viziton deputetin Kliti Hoti te Trauma
29/11 17:30
Top News – Bosnja dëbon diplomatët iranianë / Shpallen persona të padëshiruar, largohen nga vendi
29/11 17:30
Top Channel/ Protestuesit krijojnë barrikadë, njëri prej tyre sharron shtyllën me gur fleksibël
29/11 17:14
Top News – Plagosja e protestuesve e gazetarëve, Avokati i Popullit i kërkon regjistrimet policisë
29/11 17:12
Top News – Greqia nën sulm nga emigrantët / ‘Fluksi më i vështirë’, 1700 persona zbarkojnë në Kretë
29/11 17:06
Top Channel/ Protesta në kryeqytet, autoboti i policisë futet në shesh për të shpërndarë tubuesit
29/11 16:50
Top News- Berisha: Kliti Hoti u shënjestrua për t’u vrarë, ky akt i shpall luftë të hapur opozitës!
29/11 16:45
Top News- Protestuesi në gjendje kritike? Bluzat e bardha japin informacion për Briken Tuçin
29/11 16:41
Top News- “Asnjë akt dhune nuk justifikohet”, Policia merr vendim për policin që plagosi deputetin
29/11 16:40
Top News- Plumb gome drejt deputetit të PD, Kliti Hoti, momenti kur qëllohet nga efektivi
29/11 16:26
Top Channel/ Momenti kur deputeti Kliti Hoti qëllohet me plumb gome
29/11 16:24