Top Channel/ Shuhet Pirro Mani, regjisori gjenial i skenës shqiptare!
03/06/2021 15:52

I kanë vënë shumë emra, “mbreti i skenës shqiptare” , “gjenerali i saj”, “gjeniu i regjizurës sonë”. Për Pirro Manin, asnjë prej tyre nuk ishte më shumë nga c`meritonte. Sot arti shqiptar është në zi për humbjen e këtij njeriu të madh. Mjeshtri i skenës u shua në moshën 89 vjecare. Pavarësisht se jetonte prej vitesh në Amerikë me të shoqen, aktoren e njohur e të shumëadhuruar nga publiku shqiptar, Pavlina Mani, ai mbeti një prej figurave më të nderuara, një respekt i fituar falë dhjetëra shfaqjeve të vëna në skenë e që mbajnë emrin e tij. Ideve te tij tejet të vlerësuara regjisoriale iu bashkengjiten edhe aftësitë e mëdha në aktrim, ndërsa Pirro Mani është përshkruar dhe si një pedagog i shkëlqyer. I lindur në Korcë 14 prillin e vitit 1932, ai punoi për 25 vjet pranë Teatrit Kombëtar, ndërsa studimet e larta i kishte kryer në Moskë. Fillesat i pati si regjisor i teatrit “Andon Zako Cajupi” në Korcë, por nuk vonoi shumë që falë talentit dhe zotësive të veta të padiskutueshme, të katapultohej në Teatrin Kombëtar ku realizoi me dhjetëra pjesë teatrale. Mes 80 shfaqjeve të vëna në skenë prej tij, spikatën sidomos "Arturo Ui", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", “Epoka para gjyqit”, "Nata e 12 –të”, "Cuca e maleve", apo "Gjenerali i ushtrisë së vdekur". Përgjatë karrierës së tij të gjatë, Pirro Mani u vlerësua me një numër të madh cmimesh, e është nderuar edhe me titullin e lartë “Artist i popullit”, si një kurorë mbi vendin e nderit që i takon në artin shqiptar.

Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12
Top Channel/Merr progres-raportin, Rama: Kilometri i fundit për në BE. Shmang akuzat e Veliajt
05/11 15:08