Soprano e njohur e skenës shqiptare, Luiza Papa Çako u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare. Papa la pas një trashëgimi të vyer artistike, emri i saj qëndron mes protagonistëve të shquar që kanë shkruar historinë e operas dhe artit në vendin tonë. Karrierën e nisi që herët, teksa me rolin e Lolës mori pjesë në "Cavalleria Rusticana", premiera e parë e skenës shqiptare në Teatrin e Operas dhe Baletit në 1958.