Top Channel/ Shtyhet gjyqi për “Diellën”, munguan avokatët e të dyja palëve
16/02/2026 19:18

Gjykata Administrative mbajti sot seancën me paditëse aktoren Anila Bisha, e cila kërkon sigurim padie dhe pezullimin e ministres së Inteligjencës Artificiale, Diella, deri në shqyrtim në themel të çështjes. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se gjatë Apelit të gjyqtarit të çështjes u konstatua se avokati i Anila Bishës ka kërkuar shtyrje të seancës mbasi ai është sëmurë. Sipas gjyqtarit të çështjes është thirrur Agjencia Kombëtare e Informacionit (AKSHI), por nuk është paraqitur. Më pas, sipas tij, Kryeministri nuk është paraqitur. Por dy avokatë të tjerë të pranishëm deklaruan se këto interesa të përfaqësohen nga avokatura e shtetit. Juristët e avokaturës, kërkuan që për shkak të emergjencës, seanca të mos shtyhet. Gjyqtari Armand Shkurta deklaroi se çështja e ngutshme është për paditësin dhe jo për të paditurin, ndaj e shtyn seancën. Çështja shtyhet për në datën 23 shkurt në orën 14:00. Në 11 shtator 2025, asistentja virtuale e e-Albania, Diella mori një detyrë të re, atë të ministres së parë, të krijuar me Inteligjencë Artificiale. Por, për këtë detyrë, aktorja Anila Bisha, që kishte pranuar që imazhi i saj të përdorej për avatarin e platformës e-Albania, nuk është pyetur. Me këtë pretendim, artistja dorëzoi pak ditë më parë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë një kërkesë proceduriale për marrjen e masës së sigurimit të padisë.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16