Top Channel/ Shtyhet afati për kreditë e buta, zgjaten aplikimet pas problemeve në e-Albania
13/05/2026 15:18
Afati për aplikimet për kredi të buta në bashkinë e Tiranës do të shtyhet deri më datë 22 maj, nga data 19 që ishte përcaktuar fillimisht. Një vendim I tillë u mor në mbledhjen e këshillit bashkiak, për shkak të problematikave me portalin e-albania.