Top Channel/ Shtohen femrat në krim! Raporti vjetor i SPAK, dominon pastrimi i parave dhe droga
04/04/2024 19:35

Krimi shqiptar gjatë vitit të fundit ka treguar një tendencë në rritje për të përfshire edhe femrat në aktivitetin kriminal. Kryesisht ato janë partnere të krerëve të grupeve dhe duke u konsideruar si të besueshme vendosen në funksione të rëndësishme për grupet kriminale. Sipas raportit vjetor të spak disa nga rolet më tipike të evidentuara janë administrimi i të ardhurave dhe mbikëqyrja e transferimit fizik dhe nëpërmjet institucioneve bankare të parave. Po ashtu ështëvërejtur një bashkëpunim mes krimit dhe oficerëve të policisë të rangjeve të ndryshme, si dhe funksionarë të organeve të drejtësisë, të cilët kanë luajtur dekonspirimi i operacioneve policore, njoftimi për personat kundërshtar të vënë në shënjestër nga grupet kriminale, etj. Një karakteristikë shqetësuese është dhe përfshirja e personave kyç në jetën komunitare, siç janë edhe (kryepleqtë), të cilat janë përfshirë qoftë drejtpërdrejt në aktivitete kriminale ose në mënyrë indirekte duke shpërdoruar detyrën ose duke mos kallëzuar krimin. Një veçori tjetër, është edhe përfshirja e biznesmenëve të fuqishëm kryesisht në nivel lokal të cilët luajnë rolin e ndërmjetësit kyç, ku përveç marrëdhënieve tregtare, ju kanë ofruar këtyre grupeve lidhjet e tyre në policinë e shtetit, organet e drejtësisë dhe administratës publike, Nga hetimet e këtij viti, janë evidentuar grupe me aktivitet kriminal pothuajse në të gjithë territorin.Në Tiranë dhe qytete të tjera bregdetare, grupet kriminale kryesisht janë të orientuara më shumë drejt pastrimit të parave. Trafiku i narkotikëve kryesisht kokainës është një problem i dukshëm në rrethet e Durrësit, Vlorës, Gjirokastrës, Fierit dhe Kurbinit. Në disa qytete si, Durrësi, Shkodra, Laçi dhe Fushë-Kruja, është evidentuar korrupsioni i funksionarëve të drejtësisë. Vrasjet dhe vrasjet e mbetura në tentativë janë vënë re më shumë në qytete si, Durrës, Fushë Krujë, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Elbasan. Këto vepra penale janë tregues i një tendence në rritje të dhunës dhe kriminalitetit në këto zona. Në zonën e Fushë-Krujës, evidentohen gjithashtu raste të blerjes së armëve dhe lëndëve shpërthyese, por dhe makinave të vjedhura të cilat shërbejnë si mjete për kryerjen e vrasjeve.Trafiku i armëve është një aktivitet tjetër kriminal, i cili shoqëron kryesisht grupet e përfshira në trafikun e narkotikëve dhe që karakterizohet nga përdorimi i lartë i dhunës. Përdorimi i eksplozivit vijon të mbetet një ndër mjetet e përdorura për vrasjet e porositura. Kohëve të fundit vihet re, një tendencë në rritje e grupeve kriminale, që veprojnë jashtë vendit të cilët po porosisin armë zjarri të llojit “pistoletë”. Vihet re gjithashtu, një tendencë e blerjes së lëndëve shpërthyese në Kosovë.

Top Channel/ Eksporti i preshit në Lushnjë/ Fermerët ankohen: Ka kërkesë, por çmimi mbetet i ulët
15/02 12:15
Top Channel/ Garancia nuk funksionoi/ Kreditimi në bujqësi, ekspertët: Burokracitë frenuan procesin
15/02 12:12
Top Channel/ Arrestimi për plagosjen e 18-vjeçares/ Policia ka prangosur të dashurin 22-vjeçar
15/02 11:59
Top Channel/ Rama në SHBA për bordin e Paqes/ “Kam marrë ftesë nga Trump, më 19 shkurt do të…”
15/02 11:55
Top Channel/ “Më ka ardhur ftesa nga Trump”/ Rama flet për vizitën në SHBA dhe çështjen “Balluku”
15/02 11:48
Top News – ‘Do firmos unë, Balla e Manja’. Rama: Trump më ka ftuar në Washington
15/02 10:38
Top Channel/ Grabitja i merr jetën shqiptarit në Itali, 46-vjeçari ra nga ballkoni pas të shtënave
14/02 22:29
Top Channel/ Eva Dumani, përqafimi i parë me nënën dhe vëllain pas ardhjes nga Siria
14/02 21:49
Top Channel/”Nuk jam tradhtar”, Dash Sula tregon bisedën me Ramën: Përgjigjja për Berishën
14/02 21:17
Top Channel/ Një person konfliktohet me dy venezueliane në Fier, i përplas derën në fytyrë
14/02 20:51
Top Channel/ Çifti në Gjirokastër, 60 vite dashuri! Historia frymézuese e dy të moshuarve
14/02 19:58
Top Channel/ 12 vite për të dalë nga “ferri” i ISIS! Eva Dumani rikthehet në shtëpi
14/02 19:39
Top Channel/ Fshati në Gjirokastër nën ujë, shtëpia e emigrantes e pabanuar
14/02 19:37
Top News – Gjobitet qeveria italiane. ‘Shkeli ligjet me transferimin e algjerianit në Gjadër’
14/02 18:38
Top News – Jo vetëm nga banorët. Resorti i Ulajt kundërshtohet edhe nga mjedisorët
14/02 18:37
Top News – Berisha flet për Salianjin: Pasardhës i Bashës, keqpërdoret në ekstrem nga Rama
14/02 16:30
Top News – “Rama do gjak”, Berisha: Donte të ekzekutonte 3 protestues, mesazhi për kryeministrin
14/02 16:30
Top News – “Dash Sula doli nga rreshti”/Berisha i revoltuar: Haram qumështi i nënës!
14/02 16:30
Top News – Berisha paralajmëron përshkallëzim të protestave: Do bllokojmë porte, aeroporte e rrugë
14/02 16:30
Top News- Presidenti i avokatëve të Mesdheut/ Endrit Shabani zgjidhet në krye të organizatës
14/02 16:21
DIGITALB DIGITALB