Top Channel/Shqiptari plagos me armë pakistanezin, ndjekje si në filma rrugëve të Athinës,në pranga…
27/05/2026 22:32

Sulm i armatosur në Athinë, plagosje dhe ndjekje si në filma në rrugët e qytetit Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në zonën e Patisias, në Athinë, duke shkaktuar panik dhe mobilizim të menjëhershëm të forcave të policisë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, kur një person hyri në një dyqan telefonash celularë në rrugën “Patision” dhe hapi zjarr ndaj pronarit të biznesit, një shtetas me origjinë pakistaneze. Sipas informacioneve paraprake, ai u qëllua një herë në këmbë. I plagosuri u transportua me urgjencë drejt spitalit, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas të shtënave, autori u largua nga vendi i ngjarjes me një automjet tip BMW ngjyrë gri, i cili dyshohet se e priste jashtë dyqanit. Në makinë ndodheshin edhe tre persona të tjerë, të gjithë me origjinë shqiptare, sipas burimeve policore dhe dëshmive të para. Policia greke organizoi menjëherë një ndjekje intensive të automjetit të dyshuar. Pas disa minutash, makina u lokalizua në rrugën “Tsounta”, në Bulevardin “Kifissou”, në drejtim të Lamias. Gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar policisë, automjeti është përplasur me tre deri në katër mjete të tjera në rrugë, përpara se të ndalonte plotësisht.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16