Policia italiane po heton për të gjurmuar vrasësin e 34 vjeçarit shqiptar Klaudio Myrtaj, i cili u ekzekutua me një plumb pistolete me silenciator në zdrukthtarinë ku punonte. Ndërsa motivet e xhelozisë mbeten pista kryesore e vrasjes, hetuesit kanë mundur të ndërtojnë dhe skenën e vrasjes të ndihmuar edhe nga kamerat e sigurisë në një punishte zdrukthtarie në qendër të Vernante, një qendër turistike në zonën e Cuneos, pak km larg Limones.