Dy shqiptarë të vdekur dhe një tjetër i plagosur rëndë. Ky është bilanci i rëndë në vetëm pak orë në Greqi. Një shpërthim i madh në një rafineri në vendin fqinj i mori jetën 43-vjeçarit shqiptar, Robert Cakaj, dhe plagosi rëndë 50-vjeçarin Dorian Hysa, ndërsa të lënduar lehtë mbetën edhe disa persona të tjerë.