Top Channel/ Shqiptari, hero në Greqi/ Levian Gega shpëtoi dy fëmijë në lumë
11/06/2025 23:24

Një akt trimërie mori vëmendjen e opinionit publik në Greqi, ku një emigrant shqiptar është shpallur hero i ditës pas shpëtimit të dy fëmijëve që po mbyteshin në lumin Arahthos, në zonën e Artës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur katër fëmijë arritën pranë lumit në Neohori. Dy prej tyre vendosën të futeshin në ujë për t’u larë, por papritur u zhdukën nga pamja. Të alarmuar, shokët e tyre që ndodheshin në breg vrapuan të kërkonin ndihmë, duke hyrë në një lokal të afërt. Një nga të pranishmit, Levian Gega, shqiptar që jeton prej vitesh në Neohori, reagoi menjëherë. Ai hoqi rrobat dhe u hodh në ujë pa u menduar dy herë. Thellësia në atë zonë të lumit arrin deri në 6-8 metra, duke e bërë ndërhyrjen jashtëzakonisht të rrezikshme. Pavarësisht kësaj, Leviani arriti të nxjerrë një nga fëmijët dhe më pas, me vështirësi të mëdha, edhe të dytin. Në një intervistë për mediat lokale, Gega rrëfeu mes lotësh momentet dramatike të shpëtimit: “Erdhën dhe kërkuan ndihmë. Hoqa rrobat dhe u hodha në ujë. Nxora njërin, pastaj shkova të gjej tjetrin. U zhyta, por nuk e gjeta. Më pas u hodha nga varka, ishte shumë thellë, 5-6 metra. E pashë fëmijën shtrirë, e kapa, me zor e nxora jashtë… mezi merrja frymë. Unë jam i huaj, por bëra një të mirë, nuk ka rëndësi origjina”, ka thënë ai. Sipas burimeve spitalore, njëri nga fëmijët kishte edemë të theksuar në tru, ujë në mushkëri dhe një frakturë në qafë. Gjendja e tyre vijon të jetë serioze, por mjekët po bëjnë gjithçka për t’i stabilizuar.

Top Channel/ Rikthehen gurët dhe gazi në protestë, policia nisi shoqërimet pas tubimit
20/10 23:23
OKB dënon dhunën në protestë: te shqetësuar për përdorimin e forcës
20/10 23:11
Berisha mbledh kreret e degeve te PD: Trokisni në çdo derë
20/10 23:09
Top Channel/ Zelensky: Gati për negociata.Takimi me të dërguarin e Trump
20/10 22:49
Top Channel/ “Ku është babi im” pamje prekëse nga ngjarja në Tiranë, i biri rrënqeth: Ku e kam babin
20/10 22:44
Top News- Tronditet Tirana! Vrasje me armë, 46-vjeçari gjendet i pajetë në makinë
20/10 22:22
Top Channel/ Gjendet i vrarë 46-vjeçari pranë shkollës Vasil Shanto, dyshohet për atentat
20/10 21:41
Top News- Dita 8, dy anët e protestës! Marshim e valle paradite, gurë, gaz e fishekzjarre pasdite
20/10 21:34
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:27
Top Channel/Nis kontrolli në biznese, policia futet brenda dhe kontrollon njerëzit, shoqërohet njëri
20/10 21:25
Top Channel/ Vijojnë tensionet në protestë, policia ka filluar patrullimet për shoqërime
20/10 21:22
Top Channel/ Protestuesi lëndohet me shkop gome, ishte në Bulevard drejt Kryeministrisë
20/10 21:22
Top Channel/ Nis pastrimi i bulevardit pas protestës
20/10 21:21
Top Channel/ Rikthehet tension në Bulevard, protestues dhe sërish policë me ujë e gaz lotsjellës
20/10 21:19
Top Channel/ Vazhdon protesta në kryeqytet, sërish përplasje me policinë
20/10 20:52
Top Channel/ Berisha thirrje policisë: Mos u shisni për 2500 euro, do e pasoni shumë keq
20/10 20:51
Top Channel/ Zjarr e gaz! Vijon kaosi në Tiranë, policia shpërndan protestuesit
20/10 20:49
Top Channel/ “Ne mbështesim protestën”, Berisha: Na sulmoj selinë, vetëm për të…
20/10 20:40
Top Channel/ “U vërsul ndaj të rinjve me dhunë”, Berisha: Rama mendonte se do kishte Tiranën e qetë
20/10 20:37
Top News- Begaj takime në Presidencë/ Diskuton me ambasadorë e ish-presidentë për protestat
20/10 20:37