Top Channel/ Shqiptarët “shpëtojnë” nga burgjet britanike: Amnisti me kusht, ka mbipopullim!
10/09/2024 19:52

Qeveria britanike është detyruar te filloj sot zbrazjen e burgjeve për shkak të mbipopullimit të tyre, krizë që ka cuar në lirimin me kushte të më shumë se 5 mijë të burgosurve duke filluar nga sot deri në një fazë të dytë nga fundi i tetrorit, nga mbi 88 mijë të dënuarve që ndodhen sot nëpër burgjet britanike. Sot do lirohen rreth 1750 syresh. Shumica e të dënuarve do jenë mes atyre që kanë kryer tashmë 40 përqind të dënimit, nga 50 përqind që ka qënë më përpara. Gjasat janë se mes veprave penale do jenë ata që kane plackitur dhe kanë vjedhur banesa, hajdutë dhe mashtrues, apo të dënuar për lëndime trupore, përfshi edhe trafikantë droge dhe shitës rruge të lëndeve narkotike. Me siguri matematikore pritet të përfitojnë një numër i konsiderueshëm shqiptarësh, të cilët përbëjnë një përqindje të lartë të të burgosurve në rradhët e të huajve në Britani. Shumë prej tyre janë dënuar për përfshirje në prodhimin e lëndëve narkotike, si nëpër shtëpitë e barit apo dhe për shitjen e drogës nëpër rrugë apo përmes linjave telefonike të shitjes së drogës. Sipas medias në rradhët e të liruarve jo vetëm shqiptarë mund të ketë edhe nga ata që janë dënuar me 10 apo 15 vjet heqje lirie. Nga 22 tetori ata që janë dënuar me më shumë se 4 vjet do klasifikohen se mund të përfitojnë nga kjo skemë e lirimit të hershëm. Ka shqetësime për atë se ku do përfundojnë këta të liruar dhe sa dhe si, do mbahen nën vëzhgimin e institucioneve të riedukimit apo strehimit eventual të tyre. Në rastin e shqiptarëve, mbetet ende e paqartë për ata që do lirohen se cdo të ndodh, nëse ata kanë pasur dënime mbi një vit, nëse ata do riatdhesohen apo do lirohen në komunitet edhe pse në Britani dënimi nënkupton gjysmën e vuajtjes së dënimit, pasi quhet ditë dhe natë. Kriza e mbipopullimit të burgjeve në Britani është aq e thellë, saqë Britania ka arritur këto ditë një marrëveshje për dërgimin e rreth 1000 të brugosurve britanik në Estoni për të liruar kapacitet e tejmbushura të burgjeve.

Top Channel/ Krahasimi i Trump me tmerrin bërthamor të 1945-ës, kryebashkiaku i Hiroshimës: Ai…
02/07 21:57
Top Channel/ Situata e luftës në Gaza, Netanyahu i vendosur: Nuk do të ketë më Hamas
02/07 21:56
Top News – Korrupsioni me fondet e BE. Greqi, rritet presioni ndaj kryeministrit Mitsotakis
02/07 16:57
Top News- Urat mbi Ibër ‘mollë sherri’/ Gjermania i kërkon Serbisë përgjegjësit për ‘Banjskën’
02/07 16:56
Top News – Samiti i NATO-s rriti punën / Por eskortat në Holandë u ankuan për masat e sigurisë
02/07 16:55
Top News – Rusia ‘i shpall luftë’ Gjermanisë / Përdor platforma mediatike për të mbjellë pakënaqësi
02/07 15:55
Top News – 30 mijë ushtarë të tjerë për Putinin/Koreja e Veriut s’ndalet, trefishon numrin e trupave
02/07 15:40
Top News – Përvëlimi po vjen drejt nesh! Vala e të nxehtit në Evropë zhvendoset drejt lindjes
02/07 15:34
Top News – Toka po shkon drejt rrënimit! ‘Kemi vetëm një shtëpi’, Papa reagon për klimën
02/07 15:32
Top News – ‘U harrua’ në makinë në 36 gradë / Humb jetën fëmija në Spanjë, edhe viktima të tjera
02/07 15:09
Top News – Frikë për ‘megatërmet’ / 82 për qind shanse të ndodhë shpejt, Japonia në ethe
02/07 15:09
Top Channel/ Greqia 43 gradë Celsius, metereologët: Ja kur i nxehti mbërrin kulmin!
02/07 14:54
Top Channel/ Hamasi i përgjigjet Trumpit: OK armëpushimit, nëse oferta është serioze!
02/07 14:05
Top Channel/ Zbutet Musk, miliarderi amerikan vlerëson Trump për zgjidhjen e konflikteve botërore
02/07 13:51
Top News – Irani ‘minoi’ Ngushticën e Hormuzit / Burimet amerikane: Mbushi një anije me mina detare
02/07 12:52
Top News – Bota sheh Iranin, Putin ‘bën namin’ / Avancon në Ukrainë, ‘qershor i frytshëm’ për Moskën
02/07 12:15
Top News – Dalai Lama do rimishërohet / Lideri budist do të ketë një pasardhës
02/07 12:11
Top News – Irani, gati për bombën bërthamore / ‘Mund të pasurojmë uraniumin në shkallën 90 për qind’
02/07 12:11
Top News – Këput lidhjet me agjencinë bërthamore / Irani rebelohet, presidenti ndalon bashkëpunimin
02/07 12:09
Top News – SHBA ndal armët për Ukrainën / ‘I duam për vete!’, Pentagoni bën vlerësimin
02/07 11:57