Dhjetëra vullnetarë kanë qenë të gatshëm të dhurojnë gjak për të plagosurit në aksidentin tragjik të dy trenave në Greqi. Treni i pasagjerëve me 350 udhëtarë është përplasur me një tren mallrash në luginën e Tembit pranë Larisës, ku si pasojë kanë humbur jetën 40 persona dhe 60 janë të plagosur. Ndër dhuruesit janë edhe disa shqiptarë. Dy prej tyre Marjana dhe Luis.