Ministria serbe për Administratën Shtetërore dhe Vetëqeverisjen Lokale mohon fshirjen e mijëravë shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga listat e votuesve dhe ankesat e tyre se policia i ka pasivizuar adresat, duke i lënë pa dokumente personale. Pasivizimi nënkupton fshirjen e qytetarëve prej adresave ku kanë qenë të regjistruar.