Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02/2026 15:25

Pesë vende janë zotuar të dërgojnë trupa në Gaza në kuadrin e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese të propozuar në takimin e parë të Bordit të Paqes në Washington DC, nismë kjo e presidentit amerikan Donald Trump. Vendet që u angazhuan të nisin trupa në terren janë Indonezia, Maroku, Kazakistani, Shqipëria dhe Kosova. Egjipti dhe Jordania do ta mbështesin misionin përmes trajnimit të oficerëve palestinezë të policisë. Forca do të drejtohet nga gjenerali amerikan Jasper Jeffers. Ai u caktua koamandant i misionit stabilizues në Gaza, që e ka marre tashme bekimin e Bordit të Trumpit. Pozicioni i zëvendëskomandantit iu besua Indonezisë, cka u konfirmua edhe nga gjenerali Jeffers. Presidenti indonezian Prabowo Subianto deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të dislokojë deri në 8.000 persona. “Ne duam ta bëjmë paqen të funksionojë”, ishte komenti i tij. E ndërsa nuk ka ende një konfirmim zyrtar mbi mënyrën sesi do të bëhet shpërndarja e trupave, në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një hartë e cila tregon se forcat nga Shqipëria mund të vendosen në zonën e Deir al-Balah, ndërsa ato të Kosovës në veriun e Rripit të Gazës. Besohet se fillimisht, forca stabilizuese mund të ketë deri në 20 mijë anëtarë. Donald Trump ka shprehur vazhdimisht optimizëm për nismën. Perpara takimit ne Washington, ai pati pohuar për gazetarët në Air Force One se "udhëheqësit më të mëdhenj në botë" po i bashkoheshin Bordit të Paqes, të cilin fillimisht e paraqiti si një organ për të mbikëqyrur përpjekjet e paqes në Gaza, përpara se ta zgjeronte në mënyrë drastike fushëveprimin e tij në një organ në stilin e OKB-së, që synon të zgjidhë konfliktet e mëdha botërore.

Top Channel/ “Xhevahiri” që goditi SHBA. Pse është kaq i rëndësishëm për Teheranin ishulli Kharg?
14/03 23:26
Top Channel/Bagdad, sulmohet ambasada e SHBA. Teherani shton raketat kundër vendeve të Gjirit Persik
14/03 23:24
Top Channel/ Gaza, qielli bëhet portokalli. Fenomeni i stuhive të rërës ka pasoja në shëndet
14/03 22:41
Top News – Franca harton propozimin për paqe: Libani të njohë Izraelin
14/03 22:37
Top News – Sulmet gjatë natës në Teheran, Izraeli: Eliminuam 2 zyrtarë të inteligjencës iraniane
14/03 22:36
Top News – Irani breshëri raketash ndaj Izraelit, autoritetet thirrje qytetarëve: Hyni në strehimore
14/03 20:50
Top Channel/ Trump: Hormuzi mbahet i hapur. Irani sulmon ambasadën USA në Bagdad
14/03 19:45
Top News – Tym i zi e zjarr, Irani bombardon ambasadën amerikane në Irak
14/03 19:30
Top News- Kurthi i përshkallëzimit/ Lufta e Iranit jo aq e lehë për SHBA…A dështoi Trump?
14/03 19:28
Top News – Lufta në Lindjen e Mesme, mbi 3 mijë viktima në dy javë
14/03 19:21
Top News – ‘Ndaloni sulmet ndaj fqinjëve’. Tensionet në rritje, Hamasi i bën thirrje Iranit
14/03 19:17
Top Channel/“Poshtë komunizmi”, “plasin” protestat në Kubë: Digjet dega lokale e Partisë Komuniste!
14/03 15:13
Top News- Iranianët anti-regjim i kthehen Trumpit: Ju të gjithë jeni më të këqij se njëri-tjetri
14/03 15:11
Top News- Vuçiç do luftë në Ballkan, përdor aleancën Kroaci-Shqipëri-Kosovë si tezë
14/03 15:09
Top Channel/ Lufta e Iranit, sa rrezikohet Ballkani? Eksperti: Kosova preket më shumë se Shqipëria!
14/03 15:02
Top News- SHBA ndërmerr sulmin më të madh, ‘fshin’ nga harta bazën iraniane, por jo naftën
14/03 14:25
Top News- Irani ‘i tregon dhëmbët’ Trump: Nëse sulmon ishullin do shkatërrojmë çdo gjë
14/03 14:14
Top News- SHBA shënjestron ishullin “e florinjtë” të Iranit, Trump jep ultimatumin e fundit
14/03 13:59
Top Channel/ Misteri i Banksy-t, Reuters gjurmon identitetin e artistit që tronditi botën e artit
14/03 12:30
Top Channel/ “Dritëza”, shfaqja në Eksperimental fton fëmijët të zbulojnë dritën e tyre të brendshme
14/03 12:29
DIGITALB DIGITALB