“Ne nuk kemi gisht”: presidenti serb Aleksandar Vucic e theu me mohim heshtjen e tij të orëve të para të ditës së sotme, kur reagimet ndaj shpërthimit në kanalit e Ibër-Lepencit vërshuan, ndërsa autoritetet në Kosovë fajësuan për ngjarjen Serbinë. “Nuk kemi ldhje me atë cfarë ndodhi në Zubin Potok, dhe këtë Prishtina e di, tha Vucic gjatë një bisede me disa të rinj të partisë së tij, të cilëve u shpjegoi se si në politikë “nuk duhet të nxitohesh”.