Top Channel/ Shpërthime në spitalet e Gazës/ Izraeli mohon sulmet mbi qendrat spitalore
10/11/2023 22:49

Shpërthime të fuqishme pati pranë disa spitaleve në veri të gazës. Sipas bbc, një raketë goditi spitalin e Al-Shifa. Si pasojë raportohet se u vranë 13 persona, por shifra ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë një tank që shfaqet duke gjuajtur spitalin e fëmijëve Al-Rantisi, ndërsa brenda tij kishte ende civilë. Për gjendjen reagoi dhe komiteti ndërkombëtar I kryqit të kuq, duke kërkuar që të ndalen sulmet mbi spitalet dhe veçanërisht atyre ku ka fëmijë. Ndërkohë ushtria izraelite nga ana tjetër mohoi kategorikisht se po qëllon qendrat spitalore ndërsa theksoi se raketat mund të jenë lëshuar nga Hamasi. Zyrtarët izraelitë pranuan që ushtria po vepron pranë zonës Al-Shofa por jo autorësinë e bombardimeve. Zëdhënësi i forcave të mbrojtjes, Daniel Haagari pohoi se nuk do të ketë tërheqje deri sa të lirohen të gjhitha pengjet që mbahen nga Hamasi. Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian –njoftoi të premten se numri i palestinezëve të vrarë ka kaluar shifrën prej 11.000. Ndërkohë Izraeli reduktoi numrin e viktimave. Sipas ministrisë së Jashtme në total në sulmin e 7 tetorit u vranë rreth 1200 izraelitë dhe jo 1400 sa u raportua. Kjo pasi pjesa tjetër e trupave të pajetë gjatë identifikimeve rezultoi se ishin nga radhët e terroristëve. Pamjet: AFP

Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19
Top News – Trump triumfator në Kongres / ’Ligji i madh e i bukur’, çfarë efektesh do të ketë?
04/07 12:17
Top News- Hapën zjarr mbi palestinezët e uritur…Kontraktori i ndihmave në Gaza: Pashë kolegët e mi
04/07 12:13
Top News – ‘Mbyllet’ qielli mbi Francë / Greva e kontrollorëve ‘ndëshkon’ mijëra pasagjerë
04/07 12:04
Top News – Aleatët e NATO-s lëshojnë alarmin: Putin po përdor armë kimike në Ukrainë
04/07 12:04
Top News – Top i madh zjarri e tym i zi mbi Romë / Tronditet qyteti, shpërthen stacioni i benzinës
04/07 12:03
Top News – Zhgënjehet me Putinin, flet me Zelenskin / Trump: Nuk po provon t’i japë fund luftës
04/07 12:00
Top Channel/”Ferri” i Europës: Nuk frenohen dot flakët, mijëra të evakuar!
04/07 11:58
Top Channel/ SHBA: Kongresi miraton paketën e Trumpit, kritikët: Do rrisë borxhin amerikan!
04/07 11:25
Top Channel/Pas telefonatës me Trump, Putin sulm masiv në Ukrainë! SHBA: Vijojmë furnizimin me armë!
04/07 11:24