Plazhistët amerikanë vraponin dje për t’u mbrojtur pas shpërthimit aksidental të një ngarkese fishekzjarresh Ocean City, Maryland, teksa organizohej shfaqja festive për 4 Korrikun e pavarësisë në SHBA. Shpërthimi dramatik u kap në kamera nga plazhistët, shumica e te cilave që vraponin për t’u strehuar. Pamjet tregonin shperthime zjarri dhe shtëllunga të mëdha tymi në zonë. Zjarrfikësat e qytetit Ocean City thanë se kishte ndodhur një "shkarkim i paqëllimshëm fishekzjarresh” para lëshimit të planifikuar në plazhin e qytetit, por nuk u shkaktuan plagosje ndaj pushuesve apo kalimtarëve.