Franca dhe Greqia po dërgojnë avionë cistern pas thirrjes së qeverisë italiane për ndihmë në shuarjen e zjarreve masive pyjore që kanë dalë jashtë kontrollit në Sardenja. Nisja e avionëvë nga Parisi dhe Athina, u realizua me akvitizimin e Mekanizmit të Bashkimit Europian për Mbrojtjen Civile. “Për orë të tëra, një zonë e gjerë në provincën e Oristanos u gjunjëzua përballë pushtetit të flakëve shkatërrimtare”, shkroi në rrjetet sociale ministri i jashtëm Italian, Luigi di Maio. “Qindra njerëz janë evakuar, teksa shtëpi të tëra janë shkrumbuar atje nga flakët”, shtoi ai.