‘Shoferët e pandreqshëm’ akoma vijojnë të thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Kësaj radhe, një shofere me makinë tip “Ford” me targa zvicerane shkeli semaforin tek ura e Tajvanit. Pas telefonatës në polici ajo u gjet dhe u konstatua se nuk kishte vendosur rripin e sigurisë dhe kishte mangësi në dokumentacionin e mjetit.