Pavarësisht se e gjithë sipërfaqëja e lumit Jamuna në Indi është mbuluar me shkumë toksike, njerëzit kanë vazhduar në zhyten në ujrat e tij që i konsiderojnë të shenjta . Në mesin e festivalit Chhath Puja, qindra besimtarë Hindu iu drejtuan lumit të veshur me një shtresë të bardhë, pasojë e ndotjes prej mbetjeve të industrive te mëdha. Paralajmërimet se shkoma është e rrezikshme, nuk i ndaluan të devotshmit të hynin në ujë, e disa të kridheshin në të krejtësisht.