Top Channel/ Shkolla në Njësinë 8 merr emrin e shkrimtarit dhe publicistit Kiço Blushi
23/04/2021 14:13

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Ervin Bushati inspektuan punimet në shkollën e re në Njësinë 8, e cila në shtator do të mirëpresë 1500 nxënës, nga cikli fillor deri në gjimnaz. Shkolla do mbajë emrin e shkrimtarit të njohur Kiço Blushi, i cili ka qenë edhe kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës në një kohë të vështirë për qytetit. “Kemi marrë një propozim si nga deputeti, ashtu edhe nga Këshilli Bashkiak, që shkolla të quhet “Kiço Blushi”, skenarist dhe shkrimtar i njohur. Ai ka qenë kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës në një kohë kur punohej në kushte spartane, kur bashkia bllokohej dhe kishte stërkëmbsha. Ky emërtim bëhet në kujtim të mikut tonë, Kiço Blushi, por edhe në respekt të të gjithë anëtarëve të këshillit bashkiak, që bëjnë atë punën e padukshme, e cila pa ngritjen e dorës konstruktive, që nuk pengon, por ndihmon, këto gjëra nuk bëhen realitet”, u shpreh Veliaj. Më tej, kryebashkiaku dha lajmin e mirë që fëmijët e zonës nuk do kenë më nevojë të bëjnë vara-vingo për të shkuar në shkollë, teksa sqaroi se kjo hapësirë do i shërbejë edhe komunitetit të zonës. “Kur fëmijët të kthehen nga pushimet, në Njësinë 8 do të gjejnë shkollën më të madhe në Republikë. Është një shkollë 10 mijë metra katrorë, një shpëtim i vërtetë për ta! E gjithë koha e shpenzuar në trafik, ose duke gjëmuar shkollat e tjera në qytet, ose duke shkuar turni i dytë, do të jetë kohë e fituar. Të gjithë fëmijët do të mësojnë me një turn e do kenë mundësi të luajnë në terrene sportive, që gjithë lagjja të ketë mundësi t’i shfrytëzojë edhe pas mësimit”, nënvizoi Veliaj. Deputeti i PS, Ervin Bushati, njëkohësisht kandidat për Partinë Socialiste në Tiranë në zgjedhjet e 25 Prillit, tha se ndihet krenar që Njësia 8 do ketë një shkollë model. “Ndërtimet janë shumë cilësore, projekti është shumë i bukur, projektet janë të gjitha me standarde të BE dhe kjo shkollë me të vërtet do të bëjë ndryshimin këtu në njësinë tonë, që të jetë një model edhe për veprat e tjera publike që do ndërtohen në Tiranë”, përfundoi Bushati.

Top Channel/ Dy ish-prokurorë të pandehur nga SPAK, morën 55 mijë euro ryshfet
23/12 23:30
Top News- Fshehu 172 mijë euro, prokuroria vendos nën akuzë Shpend Ahmetin
23/12 23:22
Top Channel/ Zhdukja e dy shtetasve në Gjirokastër, Dosja shkon në Gjykatë
23/12 22:02
Top News- E-Albania jashtë funksionit/ Probleme teknike me sistemin, mungon aksesi
23/12 20:44
Top Channel/ Shtohet turizmi dimëror, më shumë kërkesa për Korçën dhe Beratin
23/12 20:01
Top Channel/ Bileta 50 lekë, nisin hetimet për urbanët e Kamzës
23/12 19:56
Top Channel/ Bie E-Albania! Autoritetet: Për mirëmbajtje. Profesionistët e Lirë: Duhet transparencë
23/12 19:54
Top Channel/ Hakeroi prokurorët, i komunikohet akuza ish-drejtorit të burgjeve
23/12 19:51
Top Channel/ Automjeti përplas 65-vjeçarin me biçikletë në Maliq, i moshuari në gjendje të rëndë
23/12 19:27
Top News- Aksident i rëndë në Maliq, makina merr para 65-vjeçarin
23/12 18:48
Top News – Përgjuan prokurorët e SPAK. Mbyllen hetimet për ish kreun e burgjeve dhe dy personave
23/12 17:34
Top Channel/ Hetimet u mbyllën për Agim Ismailajn, ish-drejtori i burgjeve del nga SPAK
23/12 17:13
Top News – Një akt mirësie në festat e fundvitit. Raiffeisen Invest surprizë për fëmijët në QSUT
23/12 17:03
Top Channel/ “Tani jam rikuperuar dhe…”, mesazhi i Parashqevi Simakut, ç’paralajmëron këngëtarja
23/12 16:50
Top News – Konfiskohen 3 mln euro pasuri. Gjirokastër, dyshohen produkt i kultivimit të hashashit
23/12 16:46
Top News – Rama, batuta për dy vëllezërit binjakë, njëri me medalje, tjetri jo
23/12 16:42
Top News – Miti i Sizifit, Rama – Rruga është më e rëndësishme se mbërritja
23/12 16:41
Top News – Maturanti me të gjitha 10-ta. Kryeministri Rama – Po kjo pikë e zezë, asnjë nëntë
23/12 16:41
Top News – ‘Në majë arrijnë ata, që janë gati të paguajnë çmim për ëndërrat’ Rama me maturantët
23/12 16:40
Top News – ‘Gërdeci’, SPAK pret ende letërporosi. Prokuroria ‘gjen’ ish sekretaren që s’është pyetur
23/12 16:36
DIGITALB DIGITALB