Në Shkodër, qytetin ku regjimi komunist kreu disa prej krimeve më të rënda ndaj klerit, intelektualëve dhe qytetarëve, është përkujtuar Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur. Në aktivitet u rikthye në vëmendje fati i mijëra personave të zhdukur gjatë diktaturës komuniste. Për familjarët e të zhdukurve, viktimat e komunizmit po “pushkatohen” sërish përmes mënyrës se si po trajtohen. Në përfundim të aktivitetit u përurua edhe Ekspozita e Përhershme Informuese, e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, e vendosur pranë Varrezave të Rrmajit në Shkodër, një prej vendeve ku u ekzekutuan një pjesë e klerikëve dhe intelektualëve të qytetit gjatë diktaturës.