Top Channel/ Shkëlqimi dhe rënia e deputetëve/ Nga Majko, te Spaho, Alibeaj, rënia drastike…
25/05/2025 15:06

Zgjedhjet e 11 majit kanë sjell ndryshime të ndjeshme në përfaqësimin parlamentar. Votat e shqiptarëve i kanë ndërprerë karrierën në Kuvend më shumë se gjysmës së deputetëve të mëparshëm. Mes 140 karrigeve në parlamentit të ri që do të nis në shtator, nuk do të ketë emra të njohur të politikës për shkak të performancës së dobët në zgjedhjet e 2025. Në krahasim me votat e 2021, beteja e fortë brenda të njëjtës logo me ndryshimin e sistemit elektoral nuk i dha mundësinë për të qënë edhe 4 vitet e ardhshme ish Kryeministrit Pandeli Majko në Kuvend, pas 9 legjislaturave. Votat e tij preferenciale brenda vendit gati u përgjysmuan nga 8780 në 2021 në 4357 vota në 2025, dhe as diaspora me 2379 zgjedhës nuk e ndihmuan dot të arrinte të paktën të njëjtin rezultat. Por në Partinë socialiste rënien më të fortë e mban Etjen Xhafaj, i zgjedhur deputet me 12 782 vota në 2021, shkëlqim i cili u zbeh 4 vite më vonë pasi mundi të marr vetëm 1054 vota brenda vendit dhe vetëm 142 vota jashtë. Goditje pësoi edhe socialisti Arben Pëllumbi duke kaluar nga 3774 vota në 1821 vota në territorin shqiptar. Ish ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli gjithashtu shënoi një ulje të dukshme me 3790 vota brenda vendit në 2025 nga 5597 vota që mori në 2021. Rritje në vota me rreth 1000 vota pati Xhemal Qefalia dhe rreth 500 vota më shumë Blerina Gjylameti, megjithëse nuk ia dolën të mundnin kolegët me performancë më të mirë. Nga kampi blu, ngeli ish kryetari I partisë demokratike Lulzim Basha i cili në këto zgjedhje garoi me euroatlantikët dhe shënoi rënie të lirë në vota nga kulmi i mbi 16 mijë votave në 2021, nuk arriti të kapërcejë shifrën e 2000 votave në 2025. Edhe ish nënkryetari demokrat Enkelejd Alibeaj sprovoi veten në një sigël të re por dështoi pasi mori vetëm 330 vota këto zgjedhje nga 5225 katër vite më parë. Jashtë Parlamentit mbetet edhe një ndër ish kryetarët e grupit të PD, Edmond Spaho pasi dështoi me gjysmën e votave në krahasim me 2021 me diferencë 3000 vota, vendosi të tërhiqej përfundimisht nga angazhimi politik.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16