Autoritetet italiane kanë arrestuar nëntë persona të dyshuar për financimin e organizatës terroriste Hamas me rreth 7 milionë euro, përmes shoqatave të ndryshme. Operacioni u krye nga Policia dhe Guardia di Finanza, ndërsa masat e sigurisë u lëshuan në kuadër të një hetimi të koordinuar nga Drejtoria Distriktuale Antimafia dhe Antiterrorizëm.