Agjencitë për zbatimin e ligjit nga tetë vende europiane shkatërruan një kartel droge në Ballkan e kanë vënë nën akuzë 61 persona. Më shume se 2.6 tonë kokainë u konfiskuan gjatë operacionit blic. Europol deklaroi se ky kartel kishte “mbytur Europën me kokainë”. Transporti i drogës për në kontinentin e vjetër bëhej nga Amerika e Jugut përmes Spanjës.