Iraku u godit orët e para të mëngjesit të sotëm nga një valë sulmesh, më i ashpri i të cilëve shënjestroi Zonën e Gjelbër të fortifikuar të Bagdadit, ku ndodhen ndërtesat qeveritare dhe ambasadat e huaja. Tre dronë dhe katër raketa sulmuan ambasadën e Shteteve të Bashkuara të këtë kompleks, e sipas një zyrtari të sigurisë, të paktën një dron përfundoi brenda territorit të saj.