Top Channel/ Sherr për biçikletën elektrike, turistët dhunojnë administratorin te Syri i Kaltër
12/07/2026 23:09

Një ngjarje e rëndë është raportuar në zonën turistike të Syrit të Kaltër, ku një punonjës që merrej me dhënien me qira të biçikletave elektrike brenda parkut, është dhunuar pas një konflikti me një turist. Sipas policisë, shtetasi me iniciale A.L., 27 vjeç, është sulmuar fillimisht me grushte dhe më pas është goditur me një gur në kokë. Konflikti ka nisur për pagesën e dëmit të shkaktuar pas humbjes së kartës së një biçiklete elektrike. Si pasojë e sulmit, i riu ka pësuar fraktura në të dyja duart, si dhe dëmtime në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit. Menjëherë pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar nga policia. në pranga ka rënë 43-vjeçari A. H., si dhe janë proceduar penalisht tre shtetas të tjerë të përshirë në konflikt, mes të cilëve edhe administratori i subjektit. Autori i ngjarjes, 43-vjeçari me banim në Kamëz akuzohet për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prishja e qetësisë publike". Ndërsa shtetasit A. H., 45 vjeç, banues në Kamëz (vëllai i të arrestuarit), S. Ç., 20 vjeç, banues në Dërmish, Finiq, dhe administratori i subjektit, u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50