Teksa nr. i fëmijëve me aftësi ndryshe është në rritje, ofrimi i shërbimeve mbetet sfidë sidomos në bashkitë e vogla. Prej disa kohësh në bashkinë e Librazhdit është bërë e mundur që 97 fëmijë e të rinj me aftësi të kufizuara të marrin shërbimet falas, një ndihmë shumë e madhe për një numër të konsiderueshëm familjesh.