Shën Valentini njihet si dita e të dashuruarve, por së fundi festa ka nisur të marrë tjetër kuptim, duke u transformuar në një mesazh më të gjerë dashurie edhe për anëtarët e familjes, shoqërinë, kolegët dhe komunitetin. Zakonisht, në këtë ditë shtohen rezervimet në restorante, kërkesa për lule e cokollata, por edhe për kartolina për familjarë apo në shenjë respekti mes kolegësh.