Viti i ardhshëm shënon 30 vjet nga koha kur Shtetet e Bashkuara e njohën Bosnje-Hercëgovinën si vend të pavarur e Sovran. Ndërhyrja e Amerikës qe vendimtare për sigurimin e paqes atje përmes Marrëveshjes se Dejtonit. Të njëjtën gjë bëri dhe në Kosovë me ndërhyrjen e Nato-s në 1999 dhe negociatat e Marrëveshjes së Rambujesë që përfunduan konfliktin me serbët.